Qeveria jep parcelë për shtëpinë muze të Ukshin Hotit

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 09:54 | Nga Valbona Byqtyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuat propozim vendimin për shpronësimin e pronës në Krushë të Madhe që ajo të shfrytëzohet për shtëpinë muze të Ukshin Hoti, kjo me qëllim ruajtjen e vlerave historike të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Besim Demi, tha se janë përmbushur të gjitha kriteret për shpronësimin e kësaj prone.

“Departamenti i shpronësimit në kuadër të MMPH ka shqyrtuar kërkesën dhe ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kriteret andaj edhe kërkon nga Qeveria miratimin e propozim-vendimit”.

Shtëpia e tij është shpallur si Muze në vitin 2013.

Të ngjashme