Qeveria komenton vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 12:19 | Nga

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri.

Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin.

Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.

Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme