Qeveria mban një minutë heshtje për Gradimir Mikiqin

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 16:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e saj me një minutë heshtje në nderim të kryetarit të Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, Sasha Aleksiq.

Ata humbën sot jetën në një aksident trafiku në Nish të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ngushëlloi familjet Mikiq dhe Aleksiq.

Drejtuesit e Komunës së Ranillugut besohet se ishin me veturë zyrtare, por nuk dihet qëllimi i vizitës në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45. Të lënduar në këtë aksident kanë mbetur dhe Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit, si dhe drejtori i Arsimit, Kulturës, Sportit, Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, Davor Petkoviq.

Të ngjashme