Qeveria merr vendim për shpronësimin e pronave ku do të ndërtohet selia e FFK-së

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 10:00 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar edhe Propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme (ish-shoqërore) të cilat preken nga realizimi i Projektit “Renovimi dhe Ndërtimi i objekteve për nevoja të Selisë Qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Albena Reshitaj ka bërë të ditur se projekti do të realizohet nga FFK-ja, e cila do të bëjë edhe kompensimin e pronave të shpronësuara, por me që Qeveria është kompetente për shpronësim, ka kërkuar që vendimi të miratohet.

“Projekti realizohet nga FFK e cila do të bëjë kompensimin e pronave që do të shpronësohet. Kompetente për shpronësim është Qeveria e Kosovës. Departamenti kërkon nga Qeveria të nxjerrë vendim ekzekutiv për këtë vendim, zona kadastrale komuna e Prishtinës”.

Të ngjashme