Qeveria miraton draftin e rendit të ditës për mbledhjen e përbashkët me Shqipërinë

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 08:34 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar draftin e rendit të ditës për mbledhjen me Qeverinë shqiptare që do të mbahet më 27 dhe 28 nëntor në Korçë.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka treguar propozimin për rendin e ditës për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

Limaj ka prezantuar para kabinetit qeveritar temat që do të diskutohen me palën shqiptare. Ai ka përmendur një varg marrëveshjesh që do të arrihen gjatë kësaj mbledhje, raporton Ekonomia Online.

“Do jetë një marrëveshje nga zyra e kryeministrit, një nga ministria e Tregtisë, Ministria e Punëve të Jashtme 4 marrëveshje, një marrëveshje nga ajo e Integrimeve. Pritet që edhe një marrëveshje nga ministria e Diasporës edhe disa marrëveshje nga ministrit të tjera”.

Ndërsa zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka propozuar qe taksa për librat që vijnë nga Shqipëria në Kosovë të hiqet, ngase sipas tij, kjo taks është hequr e kthyer brenda një periudhe të shkurtë.

“Nuk është që ajo masë kontribuon në buxhetin e shtetit tonë. Jam i mendimit që ne të heqim TVSH për librin. Shqipëria nuk ka taks të librit. Ne e kemi hequr njëherë, por e kemi rivendos”.

Hoxha pati edhe një propozim tjetër, raporton EO.

“…dikur ka pasur lektor të gjuhës shqipe. Në këto 25 vjetët e fundit shumica e shteteve i kanë financa lektorët vet, e ne nuk kemi financuar asnjë as ne e as Shqipëria. Ky lektor duhet të vendoset ne universitet perëndimor e që financohet nga Kosova dhe Shqipëria. Në kohën që ne jetojmë interesi për gjuhën shqipe po bien. Shuma është e vogël më e vogël se rroga e profesorëve të universitetit të Prishtinës”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se këtë propozim e mbështet ministria që drejton për duhet të procedohet në përputhje me legjislacioni në fuqi.

“…çështja për librin është interes i yni si shtet është që të jetë sa më lirë në mënyrë që të rritet interesimi për leximin ne mund të marrim këtë çështje për heqjen e librit por kjo kërkon proces ndryshimin e legjislacionit përkatës. Është vendim që MF e mbështet por duhet procedohet në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Megjithatë qeveria ka aprovuar propozimin për heqjen e taksave për librat që vijnë nga Shqipëria.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka folur për marrëveshjen që kjo ministri ka propozuar që arrihen me Shqipërinë.

Marrëveshja ka sqaruar ai ka të bëjë më mësimin plotësues në diasporë.

“…është një marrëveshje për mësimin plotësues dhe tashmë këto janë të dakorduara që të funksionoj përmes dy shteteve, një është me ministrinë e Arsimit dhe me ministrinë e kulturës për organizmin e qendrave kulturore në diasporë dhe një marrëveshje kornizë që i përmbyll këto marrëveshje”.

Të ngjashme