Qeveria miraton nismën për nënshkrimin e dy marrëveshjeve me KfW-në

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 13:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka aprovuar edhe nismat për nënshkrimin e dy Marrëveshjeve të Grantit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit për menaxhimin e mbeturinave të ngurta, dhe për financimin e projektit për shërbime profesionale të pranuesit në kuadër të Programit II të menaxhimit të mbeturinave.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë për shpronësimin e pronave të Ndërmarrjes Shoqërore “Sharrprodhimi” që preken nga realizimi i projekteve për ndërtimin e “Qendrës së Komunitetit” dhe ndërtimin “Shtëpisë së Kulturës” në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit; Vendimin preliminar për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i rrugës regjionale Deçan-Kozhnjer; Vendimin përfundimtarë për pronat që preken nga ndërtimi i objektit të Stacionit Policorë në Komunën e Zubin Potokut; dhe Vendimin përfundimtarë për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në Merdarë të komunës së Podujevës.

Të ngjashme