Qeveria miraton Projektligjin për parandalim të konflikt të interesit

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 11:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se me këtë projektligj është bërë përpjekje t’i kushtohet vëmendje konfliktit të interesit.

Qeveria po ashtu miratoi projektligjin për ndërmarrje sociale dhe projektrregulloren për regjistrimin dhe aprovimin e operatorëve të biznesit me ushqim.

Anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme miratuan edhe projekt rregulloren për lëshimin e certifikatës Apostile.

Po ashtu sot Qeveria miratoi edhe draft Strategjinë sektoriale të Shëndetësisë për vitet 2017-2021.

Të ngjashme