Qeveria miraton traktatin me Hungarinë për transferimin e të dënuarave

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 18:20 | Nga

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për transferim të personave të dënuar, raporton Ekonomia Online.

Këtë projektligj e arsyetoi ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai tha se qëllimi i këtij traktati është përmirësimi i mëtejmë i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë, vendosjen e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar.

Në këtë mbledhje është miratuar gjithashtu edhe projektligji për ratifikimin e e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme