Qeveria ndan 270 mijë euro për kompaninë që loboi për Kosovën

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 14:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 270 mijë euro, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, për shlyerjen e obligimeve ndaj kompanisë “Patent Box” e cila ka kryer shërbime sipas kontratës së nënshkruar 28 shkurt 2014.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se kompania në fjalë i ka ndihmuar Qeverisë së Kosovës në forcimin e raporteve me SHBA-në dhe ka ndihmuar në anëtarësimet e shumta në organizatat të ndryshme ndërkombëtare.

Këtu është fjala për shlyerje të pagesave nga viti i kaluar në mes të muajit korrik 2015, deri në dhjetor të vitit 2015.

Të ngjashme