Qeveria ndan 50 mijë euro për ekspertizë shtesë në rastin Dehari

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 14:40 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka aprovuar kërkesën që të ndahen mjetet financiare në shumën prej 50 mijë eurove për ekspertizën shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit. Propozimin e ka paraqitur Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri ka thënë se propozimi ka ardhur duke marrë për bazë rekomandimet e Kuvendit të Kosovës, që obligojnë Qeverinë që të mbulojë shpenzimet për ekspertizën shtesë jashtë vendit lidhur me këtë rast.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se po punon që ky rast të zbardhet deri në fund.

“Si ministër i Drejtësisë jam i përkushtuar që ky rast të zbardhet deri në fund. Këto mjete do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara”.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit më 18 nëntor 2016 doli në përfundim se Dehari ka bërë vetëvrasje.

Në ndërkohë që familja Dehari nuk e ka pranuar këtë ekspertizë duke kërkuar hetim shtesë jashtë vendit.

Të ngjashme