Qeveria ndan gjysmë milioni euro për invalidët e UÇK-së

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 12:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë 478.876 euro për shoqatën e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të përdoren për rregullimin e protezave.

Po ashtu qeveria për të njëjtën shoqatë ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 50 mije euro për rehabilitimin e invalidëve të UÇK-së.

Ndahen 200 mijë euro për shoqatat që merren me gratë e dhunuara

Qeveria e Kosovës ka ndare mjete prej 200 mijë euro për shoqatat që merren me gratë e dhunuara në Kosovë.

Kjo shumë do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjitha shoqatat.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka propozuar që organizatave jo qeveritare në mbështetje të grave të dhunuara gjatë luftës.

Ai tha se këtyre organizatave propozon që t’i ndihmojë me 200 mijë euro.

Ndërsa zëvendës kryeministri Enver Hoxha kërkoi që përveç ndarjes të fondeve dikush nga ministrat të merr përgjegjësi që të merret me këtë çështje në aspektin se si do të duhej të shfrytëzoheshin këto mjete.

Të ngjashme