Qeveria në largim aprovon dy nisma për marrëveshje ndërkombëtare

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 09:23 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në largim e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka aprovuar shqyrtimin e nismës për marrëveshje me qeverinë e Republikës së Kroacisë për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në çështjet doganore si dhe për marrëveshjen me shtetin e Kuvajtit për shmangien e Tatimit të dyfishtë, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti tha se këto dy marrëveshje janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Ai tha se me shtetin e Kroacisë kanë edhe të tjera bashkëpunime.

Të ngjashme