Qeveria plotëson Projektligjin për Demarkacionin, seanca të enjten

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 16:30 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Të njëjtin do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.

Projektligji tani i dërgohet për provim Kuvendit të Kosovës.

Ky ndryshim u votua pas asnjë votë kundër, ndërsa 3 ministra abstenuan, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes. Ai ka propozuar që seanca të mbahet ditën e enjte, me fillim nga ora 11:00.

Ai ka shfaqur shpresën që deputetët do të jenë unikë sa i përket ratifikimit të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila kërkon dy të tretat e Kuvendit, përfshirë minoritetet.

Projektligji ratifikon Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015.

Pjesë përbërëse të këtij Projektligji janë:

  • Marrëveshja për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015;
  • Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit shtetëror; dhe
  • Deklarata e përbashkët e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e datës 16.02.2018.

Të ngjashme