Qeveria procedon në Kuvend Kodin e ri Penal, Haradinaj i bindur se do të luftohet korrupsioni

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 09:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka marrë vendim që të procedojë për në Kuvend Kodin e ri Penal, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj para kabinetit qeveritar u shpreh i bindur se më ndryshimet e bëra do të luftohet korrupsioni.

“Dënimet që kanë të bëjnë me korrupsion ku ka pasur mundësi janë rritur dhe janë bërë akumulative”.

“Sot është një ditë e suksesshme e Kosovës. Kosova ka arritur një moment të tillë ku kemi Kodin Penal që ka qenë më se i nevojshme dhe si arritje e tillë e konfirmon luftën kundër krimit e korrupsionit”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se Kodi është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian (BE) si dhe në harmoni të plotë me Kushtetutën vendit.

Sipas tij, me Kodin e ri do të bëhet suspendimi i zyrtarëve publik për 10 vite nëse kryen një vepër penale.

“Këto ndryshime mund të them se do të ofrojë një Kodit Penal të bazuar në Kushtetutë. Segmente kryesore janë në veprat që hyjnë në kuadër të krimit të organizuar dhe korrupsionin, pra janë rishikuar 19 nene”.

“Janë rritur edhe afateve të parashkrimit duhet ofruar avancim dhe vendosshmëri për të ofruar zgjedhjen. Kjo u jep gjykatave më shumë kohë për lëndët që janë të bëjnë me krim të organizuat dhe korrupsion”.

“Në kuadër të përmbushjes së reformave ne kemi hartuar një dokument i cili parasheh që zyrtar që kryem funksion publik që kryen vepër penale të mos ta ushtroj këtë profesion për 10 vite”.

Me ndryshimet në Kodin Penal, janë paraparë ndëshkime më të ashpra për veprat penale që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe terrorizmin.

Edhe për konfliktin e interesit janë paraparë dënime me burg, krahas gjobave. Pastaj, edhe për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Të ngjashme