Qeveria shpronëson pronat shoqërore të KBI “Progres”

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 13:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka aprovuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore të KBI “Progres” Prizren, të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, Zona Kadastrale Vllashnje, Komuna Prizren.

Në arsyetimin e tij para kabinetit qeveritar, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se ndërtimi i impiantit ka qenë i domosdoshëm, ndërsa ky vendim sipas tij është në harmoni të plotë me rregulloret dhe ligjet në fuqi andaj kërkoi të miratohet.

“Pronat private dhe të shpronësimit janë kryer nga komuna e Prizrenit ndërsa pronat shoqërore me qenë se janë nën administrimin e AKP-së është kompentencë e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e këtyre objekteve. Departamenti i shpronësimit pasi ka konstatuar për mbushjen e dispozitave ligjore për shpronësimin e pronës së paluajtshme kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nxjerrë vendimin ekzekutiv me të cilin miratohet vendimi përfundimtar i ligjshmërisë së procesit të shpronësimit të kombinatit KBI ‘Progres’ Prizren, të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza”, tha Shala.

Të ngjashme