Qeveria shpronëson tokat që preken nga Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 11:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Pika e parë që mori miratimin e kabinetit qeveritar ishte vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 200 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të sigurisë, për mirëmbajtje, riparim, administratë dhe personel si dhe nevojave tjera emergjente të Ndërmarrjes Publike “Aeroporti i Gjakovës”.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin për rialokimin e mjeteve në buxhetin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nga projekti “Bashkëfinancim me IPA për Zhvillim Regjional” me Kod 13134,  në përputhje me katër marrëveshjet e mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave për projekte kapitale.

Kabineti qeveritar miratoi edhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM, Pika Kufitare, Bërnjak, Merdar dhe Mutivodë, si dhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës R6 Prishtinë-Han i Elezit, Sektori C3.

Edhe kërkesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës, përkatësisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për vitin 2017, mori mbështetjen e kabinetit qeveritar.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë kërkesë për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për Kryeprokuror, Prokuror të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Mitur. Kërkesa e paraqitur arsyetohet me faktin se prokurorët e krimeve të rënda dhe ata për të mitur trajtojnë raste të krimeve specifike dhe të ndjeshme.

Të ngjashme