Qeveria tregon arsyet e dështimit të mbledhjes

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 13:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka treguar arsyen e dështimit të mbledhjes së kabinetit, e planifikuar të mbahej sot në mëngjes.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, dhe disa nga ministrat kanë ardhur, por kanë munguar disa të tjerë. Mediet fillimisht kanë raportuar se mbledhja është “bojkotuar” nga ministrat e PDK-së.

Por, Zyra e Kryeministrit sqaron se mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paraparë të mbahet sot nuk është zhvilluar për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, të parapara në këtë mbledhje.

“Ndërkaq, të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga LDK-ja, PDK-ja dhe parti të tjera”, thuhet në njoftimin për medie.

Të ngjashme