Rama: Haradinaj po i mungon Kosovës edhe në Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 16:52 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se mos prezenca e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj pikërisht në vigjilje të shënimit të 9-të, vjetorit të pavarësisë së Kosovës është mungesë për të gjithë.

Këto komenti kryeministri Rama i bëri pas seancës solemne për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Së dyti uroj përsëri që sot kthimin sa më parë të Ramush Haradinajt, pa praninë e tij kjo ditë ka një mungesë dhe nga ana tjetër mungesa e tij është edhe një ftesë në këtë ditë për reflektim për të gjithë lidhur me sa shumë akoma është për t’u bërë në funksion të raporti jo tonit, jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, 17 Shkurti është një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë por, për të gjithë të tjerët.

Rama, ka shtuar se ky është një përvjetor i radhës, por si çdo përvjetor me një peshë të jashtëzakonshme sepse janë të freskëta ditët e vështira të një të kaluare që nuk është e largët.

Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Rama e ka quajtur ditë të bekuar.

“Së treti pasi kam pasur mundësi t’i uroj personalisht presidentin e Kosovës, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit,  uroj të gjithë  përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në këtë Kuvend për këtë ditë të shënuar pasi është një ditë që duhet të konsiderohet si një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë por edhe për serbët dhe për të gjithë të tjerët pasi dita e ditës, Kosova është një shembull i bashkëjetesës harmonike në mes të ndryshmëve dhe u provon të gjithë të tjerëve se kjo është vetëm jo e dëshirueshme por edhe e mundur”, ka pohuar Rama.

Ai ka shtuar se është nder për të që të jetë i ftuar në ceremoninë e ditës më të rëndësishme të Kosovës, siç e ka quajtur ditë bashkëkohore të Pavarësisë së Kosovës.

Të ngjashme