Rama: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 08:16 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar edhe një herë nga lidershipi serb në Beograd, njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Në Samitin e Sigurisë që po mbahet në kryeqytetin serb, Rama tha se sa më parë që të ndodhë njohja e Kosovës do të ishte më mirë edhe për vet shtetin serb. Rama po ashtu tha se “Trepça” është e kosovarëve, ndërsa Vuçiq kërkoi “marrëdhënie të mira me shqiptarët”

Takim i ri, mospajtime të vjetra. Ky është rezultati final i ditës së parë të Forumit të Sigurisë në Beograd ku në një panel u takuan dhe folën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Trepça, pavarësia e Kosovës dhe arrestimi i zyrtarit të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi ishin tri pikat kryesore të mospajtimeve mes dy kryeministrave.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur rreth kundërshtimeve të palës serbe rreth ligjit të “Trepçës” dhe kundërshtimit të tij, ka folur shkurt edhe qartë në forum.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme