Ramiz Lladrovci hap zyrtarisht fushatën për balotazh

Drenas | 12 Dhj 2016 | 10:25 | Nga

Fushata elektorale e kandidatit për kryetar të Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Lladrovci do të nis në orën 14:00.

Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Drenas do të zgjasë deri me datën 16 dhjetor.

Në balotazh për këtë komunë garojnë . Ramiz Lladrovci, dhe Isa Xhemajlaj, I Nismës për Kosovën të cilët në votimet e 4 dhjetorit kishin marrë PDK: 45.4 % kurse Nisma 26.19 %.

Në zgjedhjet në Drenas të drejtë vote kishin 52 mijë 569 votues, prej tyre votuan mbi 21 mijë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme