Raporti i Dhomës së Lordëve kritikon qasjen e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 08:30 | Nga

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian vlerësohet si mundësia e vetme për stabilitet e prosperitet në Ballkanin Perëndimor nga raporti i Dhomës së Lordëve i Parlamentit britanik.

Megjithatë, qasja e BE-së, si dhe ngadalësimi i procesit të anëtarësimit të këtyre vendeve, sipas këtij raporti, jep pak shpresë në arritjen e këtij qëllimi, shkruan Koha Ditore.

“Është shqetësuese fakti që mbështetja për anëtarësimin në BE e vendeve të Ballkanit Perëndimor është zbehur. Qëndrime nga figura të larta të BE-së, siç është ai i presidentit të Komisionit Evropian për shtyrjen e integrimit, nuk janë shpresëdhënëse. Kjo nuk është në interesin e Mbretërisë së Bashkuar, përderisa anëtarësimi në BE mbetet rruga më e sigurt e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të arritur siguri, stabilitet e prosperitet”, thuhet në raportin me titullin “Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë raport kritikohet BE-ja për qasjen e saj ndaj regjionit, e cila i jep prioritet “stabilitetit para vlerave demokratike”. Kjo, sipas këtij raporti, është arsyeja pse Bashkimi Evropian dhe Perëndimi besojnë se është bërë progres në këtë rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme