Rashiq: Kthehemi në institucione vetëm për asociacionin

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 11:28 | Nga

Lista serbe nuk do t’i kthehet punës në institucionet e Republikës së Kosovës derisa në rend dite do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto komente për Telegrafin i bëri deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

Sipas tij, kthimi i tyre në institucionet e Republikës së Kosovës do të jetë atëherë kur të diskutohet për krijimin e Asociacionit e komunave serbe.

“Kur t’i bëjmë hapat konkrete në drejtim të krijimit të asociacionit”, ka thënë Rashiq lidhur me kthimin në institucionet e Kosovës.

Ndryshe, braktisja e institucioneve qendrore të Kosovës nga Lista serbe ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike nga Kuvendi i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme