Rashiq: S’kam parë asnjë serb që do të pajtohej me ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Nenad Rashiq ka folur për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ashtu sikurse deklarohet përfaqësuesit serbë në Kuvend, edhe Rashiq e sheh ushtrinë si kërcënim ndaj serbëve.

Duke folur për një televizion serb, Rashiq, i cili te shqiptarët shihet si politikan me qëndrime më liberale, thotë se nuk ka asnjë banor serb në Kosovë që është pro ushtrisë.

“Tani këtë e shohim si kërcënim, dhe, nuk shoh dhe as atëherë nuk kam parë serb që do të mund të votonte e të pajtohej me të”, ka thënë Rashiq.

Ai ka thënë se fatkeqësisht pjesa shqiptarë vazhdoi me transformim të FSK’së në ushtri edhe përkundër kundërshtimit të serbëve.

“Për fat të keq, ata pa marrë para sysh pengesat dhe mendimet tona, kanë vazhduar me kryeneçësi formimin e një organi i cili nuk ndryshon thelbin por e ndryshon misionin, e këto janë vetëm korrigjime të vogla teknike”, ka thënë Rashiq.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme