BE: Ratifikimi hap kyç, tash duam dëshmi për luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 08:11 | Nga

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, komisari për migrim dhe punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos dhe ai për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, përshëndeten ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin, por ai quhet si “një prej kritereve kyç” për liberalizimin e vizave, duke e bërë të qartë në këtë mënyrë se ai nuk ka qenë kushti i fundit,shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, siç kanë thënë edhe burime të ndryshme të BE-së në Bruksel, tash fokusi duhet të jetë në përmbushjen e kushtit të fundit, atij që lidhet me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nga ana e Kuvendit të Kosovës, paraqet një arritje reale, një progres të mirëpritur dhe konkret, i cili është shumë në frymën e raporteve të mira fqinjësore si dhe me strategjinë e re të Komisionit Evropian për Ballkanin. Ratifikimi është, po ashtu, përmbushje e një prej kritereve kyç për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ashtu siç ka thënë presidenti Juncker gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, është hap krucial drejt liberalizimit të vizave, që para së gjithash do të jetë në përfitim të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme