Reagon Çitaku: Nuk e punësova askënd sa isha ministre

Prishtinë | 14 Gus 2016 | 10:28 | Nga

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj publikimit të përgjimeve ku pjesë e tyre është vetë ajo.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë nga personat që është përmendur në bisedë nuk është punësuar në ministrinë të cilën e ka drejtuar.

Postimi i plotë:
E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prapë, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, asnjë person, e as Fidani i apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme