Reagon NISMA: U përdor foltorja për idiotizma

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 16:33 | Nga

Ajo çfarë ka ndodhur sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, për deputetin e NISMA për Kosovës, Zafir Berisha, është tragjiko-komike, dhe sipas tij foltorja u përdor për idiotizma.

“Është për të ardhur keq pasi që kjo seancë mund të them se ka qenë një seancë tragjiko-komike që nuk pasqyron Kuvendin para opinionit si organ meritor dhe ligjvënës. Në fund loja e Vetëvendosjes me mundësinë e rastësishme që i ka ardhur, që e ka kandidatin më të vjetër nuk është mirë që ta përulë Kuvendin deri në këtë shkallë dhe t’ju ipet mundësi adoloshentëve politik në mungesë të njerëzve, që ata ta shprehin injorancën e skajshme rreth kolegëve të vetë e veçanërisht rreth të kaluarës së lavdishme të njerëzve. Këtu e kam fjalën për njerëzit e luftës”, ka thënë Berisha.

Sipas tij ata po e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për të shprehur siç tha ai idiotizma.

“Këta kanë qenë me pampersa kur është luftuar për Kosovë dhe nuk është e ndershme që në mungesë ta shfrytëzojnë foltoren e organit ma të rëndësishëm të vendit që të bëjnë idiotizma të llojit që kanë bërë sot”, është shprehur ai.

Ka dështuar të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për te pestën herë. Përkundër se nuk pati kuorum, në mungesë të koalicionit PAN, dhe minoriteteve, kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci, lejoi debatin në sallë plenare për më shumë se një orë.

Seanca e thirrur kishte në rend dite zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi. Të mërkurën pritet të mblidhen përfaqësuesit e partive parlamentare për një konsultë, para se të vendoset për vazhdimin e seancës konstituive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme