Reçica: Gratë janë pjesë e rëndësishme e shtetit dhe shoqërisë

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 12:31 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se ministria që ai drejton do të ofrojë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë sociale duke përfshirë, gratë, fëmijët dhe të moshuarit, raporton Ekonomia Online.

“Politika për përmirësimin e pozitës sociale dhe ekonomike dhe rishikimi i politikave për punësimine tyre janë objektivi im edhe digasterit që drejtoj. Gratë duhet të jenë pjesë e hallkave më të rëndëishme të shtetit dhe shoqerisë, dhuna ndaj grave është sjellje e patolerueshme dhe klasifikohet si cenim i integritetit moral, psikologjik, social dhe ekonomik”, tha Reçica.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka për qëllim mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të dhunës, mbrojtjen direkte dhe riintegrimin afatgjatë të tyre. Kemi ofruar mbështetje për 383 raste prej të cilave 213 gra të dhunës në familje dhe për 170 fëmijë, të këtyre personave ku është siguruar ushqimi, strehimi dhe mjetet mjekësore”.

 

Të ngjashme