Reçica: Kemi nxjerrë rekomandimet për pagën minimale në Kosovë

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 14:03 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në fjalën e tij në Kuvend, tha se rritja për skemën sociale është një lajm emocionues për qytetarët.

Ai ka folur edhe për rekomandimet të cilat janë nxjerrë në lidhje me pagën minimale, raporton Ekonomia Online.

“Këshilli Ekonomik Social ka dhënë një propozim për pagën minimale dhe e ka bërë në bazë të analizave. Në këtë mënyrë kanë dalë me rekomandime për pagën minimale”.

“Çfarë kemi bërë për veteranët dhe dëshmorët! Ne i kemi dhënë rrugë apo orientim shtetëror viktimave të dhunës seksuale dhe jemi duke punuar shumë që lehonat në Kosovë të kenë dorën e shtetit aty ku duhet”, tha Reçica.

Të ngjashme