Reçica nënshkruan marrëveshjen me Zvicrën për sigurimet sociale

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 10:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) Skender Reçica dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet kanë nënshkruar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Zvicrës lidhur me sigurimet sociale, raporton Ekonomia Online.

Reçica tha se është një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara. Ai premtoi angazhim në inicimin sa më të shpejtë të kësaj marrëveshje për ratifikim në Kuvend.

“Është një moment emocional dhe shumë i rëndësishëm sepse sapo nënshkruan marrëveshjen më të rëndësishme. Është marrëveshje për të cilën në jemi angazhuar që nga dita e parë e mandatit. Është bërë një punë e shkëlqyeshme një punë që është negociuar gjetëm Hap rrugën që qytetarët e Kosovës të cilët për një kohë të gjatë kanë dhënë kontribut në shtetin e Zvicrës po bien momentin e pas një pauzë po bien momentin që këta qytetarë ta kapitalizojmë për sigurime sociale”.

“Qytetarët do të ketë të drejtë për pensione familjare invaliditore. Kjo marrëveshje do të filloj së implementuari pas ratifikimit në kuvend. Unë do të iniciojë procedurat sa më shpejt të jetë e mundur”.

Edhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet premtoi që do të angazhohen që kjo marrëveshje të hyj në fuqi sa më shpejtë që është e mundur. Ai madje tha se do të mundohen që pagesat e para të bëhen qysh në vitin 2019.

“Ne kemi bërë punë të mrekullueshme. Ty dy palët kanë punuar shumë gjatë tri viteve. Para se me filluar negociatat ju keni bërë punë të madhe. Ju keni kryer punët sa i përket regjistrit civil. Ka qenë një kohë e gjatë që kemi pritur për të nënshkruar një marrëveshje të tillë. Ne kemi përfunduar punën tonë dhe tani i përket parlamenteve tona që ti ratifikojnë këto marrëveshje. Nga ana e palës zvicerane shpreh garanci që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur pagesa e parë do të bëhet në vitin 2019”.

Qeveria Zvicerane, më 1 prill të vitit 2010, kishte ndërprerë marrëveshjen e ish Jugosllavisë në raport me Kosovën, në fushën e sigurimeve shoqërore.

Pas këtij vendimi, shumë shtetas kosovarë që kanë punuar me vite në Zvicër, por që janë kthyer për të kaluar pleqërinë në Kosovë, nuk kanë pas mundësi ta shfrytëzojnë pensionin.

 

Të ngjashme