Reformimi i administratës publike, proces i pandalshëm

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 08:47 | Nga

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka bërë me dije se janë duke punuar për krijimin e një administrate publike moderne, të qëndrueshme dhe të paanshme në shërbim të qytetarëve dhe të bizneseve.

Ai ka treguar se aktualisht MAP-i është në fazën finale të rishikimit të Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2018-2020.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Yagcilar ka deklaruar se reformimi i administratës publike do të jetë proces i pandalshëm.

Ministri Yagcilar ka paralajmëruar se gjatë muajit qershor do të dërgohen për miratim në Qeveri tri ligjet bazike të administratës publike: Ligji për Pagat, Ligji për Shërbimin Civil dhe Ligji për Organizimin e Administratës Publike.

Të ngjashme