Remi: Nishi, vendi i duhur i përmirësimit të raporteve shqiptaro-serbe

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 10:31 | Nga

Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi është rishfaqur përmes një statusi në Facebook, duke komentuar takimin e paralajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet në Nish pas dy muajsh.

Remi ka thënë se meqenëse Nishi është vendi ku janë prishur marrëdhëniet shqiptaro-serbe të jetë edhe vendi ku fillon përmirësimi i tyre.

“Interesat Shqiptaro – Serbe”

“Dy kryeministrat, Edi Rama i Shqipërisë dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, do të takohen në Nish pas dy muajsh, për të bërë hapjen e Forumit Biznesor Shqipëri-Serbi, kanë deklaruar burime të gazetës serbe Tanjug,… Në Nish, kohë më parë pat filluar dhunshëm prishja përfundimtare e mardhënieve shqiptaro-serbe. Është vendi i duhur Nishi, të filloj përmirësimi i raporteve në mes dy kombeve. Interes strategjik për të dy palët shqiptare dhe serbe…”, ka shkruar Remi.

Të ngjashme