Reshitaj: Kosova shumë shpejtë me Ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 17:02 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti në takim përfaqësuesin e USAID-it në Kosovë Brian Martalus, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks te veçantë rreth legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Ministrja pasi falënderoi përfaqësuesit e USAID-it për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, prezantoi prioritetet e Ministrisë që drejton duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së ajrit, menaxhimi i mbeturinave, krijimi i zonave të gjelberta, planifikimi hapësinor, legalizimi i ndërtimeve pa leje, ruajtja e burimeve ujore, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve të lumenjve etj.

Në këtë takim ministrja Reshitaj shprehu përkushtimin e saj maksimal dhe të politikave që ajo ndjek për t’i dhënë prioritet funksionalizimit dhe zbatimit të legjislacionit të MMPH-së, e sidomos kalimin sa më të shpejtë të ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ligj ky shumë i rëndësishëm që për muaj ka mbetur pa u miratuar.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i USAID-it Martalus përgëzoj ministren për angazhimin e saj në realizimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Të ngjashme