Reuters: Vetëvendosje, befasia e madhe

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 10:00 | Nga

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka shkruar një artikull për zgjedhjet e djeshme të zhvilluara në Kosovë dhe në spikamë ka vendosur Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur “befasia e madhe e zgjedhjeve”, njofton Klan Kosova.

Vetëvendosje ka përfunduar e dyta, i vetmi subjekt që ka garuar vetëm, kundrejt koalicionit të madh të udhëhequr nga PDK-ja dhe koalicionit tjetër të udhëhequr nga LDK-ja.

Derisa ende s’ka një rezultat përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, PDK-AAK-Nisma kanë gjithsejtë 34.3 për qind, Vetëvendosje ka 26.3 për qind, ndërsa LDK-AKR-Alternativa ka përfunduar me 25.8 për qind.

“Vetëvendosje ka fituar këto vota pasi ata kanë proklamuar se duan ta ndëshkojnë qeverinë”, ka cituar Reuters, Ismet Kryeziun, udhëheqësin e Demokracisë në Veprim.

Të drejtë vote kanë pasur rreth 1.9 milion banorë, dhe atë e kanë shfrytëzuar vetëm 41.5, përqindja më e vogël qysh prej vitit 2008.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme