Rexhep Selimi vështirë se do të jetë deputet

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 19:25 | Nga

Aqareva është treguar serish dorështrënguar me Rexhep Selimin. Fshati ku lindi kandidati për deputet nga VV, i ka dhënë Selimit pak vota, të cilat nuk e kalojnë numrin dy shifror.

Në përgjithësi në komunën e Skenderajt, partia e Selimit nuk ka marrë më shumë se 1.217 vota, por as në komunën tjetër të Drenicës, në Drenas, Vetëvendosja nuk ka marrë shumë vota, pasi këtë parti e kanë votuar veç 2.400 vetë.

Ndërkohë që në Prishtinë, sipas burimeve të Magazina.al, Selimi i ka fituar 1500 vota dhe sipas po këtij burimi, Rexhep Selimi pritet të mbetët jashtë kësaj legjislature të re të Kuvendit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme