Rikalo po përdoret si “casus belli” kundër Haradinajt

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 17:55 | Nga

Muharrem Nitaj, anëtar i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se Nenad Rikalo ishte fytyrë publikë edhe para emërimit në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas Nitajt, banorëve të një lagjeje në Prishtinë, që një natë më parë akuzuan në media ministrin e Qeverisë Haradinaj për tortura gjatë kohës së luftës, vetëm pasi ai u emërua ministër i Bujqësisë, befas iu kthye kujtesa dhe shpërthyen kundër Rikalos.

“Tashti, ose ktyre qytetareve beftas u eshte kthyer kujtesa, ose dikush po don qe ate ta shnderroje ne ‘casus belli’ per ta goditur Ramush Haradinajn! Te jete si te jete, vec “flliqt mos te luhet”, sepse jane lodhur njerezit”, ka shkruar Nitaj, në faqen e tij në Facebook.

Ai ka postuar dhe një fotografi të Rikalos me ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Ky është reagimi i plotë i Muharrem Nitajt në Facebook:

Une nuk e di kush ka qene Nenad Rikalo ne vitin 1999 dhe as cfare ka bere. Une e di se ai parpara se te behej minister ne Qeverine Haradinaj, ka qene anetar i KQZ-se, dhe cuditerisht as qytetaret, as gazetaret e as analistet e djeshem e politikanet e sotem, deri ne kete moment nuk ishin marre me te.
Ky njeri ka qene ftyre publike dhe shpesh ka dale ne televizor dhe eshte pak e cuditshme se si deri me sot askujt nuk i ishte kujtuar fyetyra e tij!
AKI-a, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosoves, po thone se ai nuk ka rekorde kriminale. Tashti, ose ktyre qytetareve beftas u eshte kthyer kujtesa, ose dikush po don qe ate ta shnderroje ne ‘casus belli’ per ta goditur Ramush Haradinajn!
Te jete si te jete, vec “flliqt mos te luhet”, sepse jane lodhur njerezit.
MN

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme