Robert Muharremi, aderimi i ri në PDK

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 12:04 | Nga

Kreu i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se këtij subjekti nga sot i është bashkuar Robert Muharremi.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”, se Muharremi është një nga ekspertët më të njohur të Kosovës.

Njoftimi i plotë i Veselit:

Lajm fantastik për PDK-në, për ekipin tonë të përbashkët për #FillimiRi. Një ndër ekspertët më të njohur të Kosovës, Robert Muharremi, sot i është bashkuar ekipit tim për #FillimiRi. Roberti është një ekspert i kalibrit ndërkombëtar, me eksperiencë në Gjermani, SHBA, Kosovë. Është profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili, si pjesë e #FillimiRi, do të japë një kontribut të çmuar për vendin dhe për sundimin e ligjit. Po e krijoj ekipin e ri, për fillimin e ri, për kapitullin e ri të zhvillimit të hovshëm. Ky është ekipi dhe kjo është partia që do të marrë vendime të mëdha, që ta bëjmë ndryshimin e madh që e dëshirojnë qytetarët.

Të ngjashme