Rrustem Mustafa kundër rrënimit të Kishës në oborrin e UP-së

Prishtinë | 18 Sht 2016 | 14:22 | Nga

Njëri prej njerëzve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa ka dalë kundër rrënimit të Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se Kisha duhet të qëndrojë aty për t’iu shërbyer besimtarëve ortodoks.

Në të kundërtën, Remi ka propozuar që nëse nuk ka ortodoks, atëherë, objekti të shfrytëzohet për qëllime artistike e dinjitoze.

“Kisha le te qendroje e te sherbeje per qytetar te konfesionit ortodoks, nese ka te tille. Nese nuk ka, atehere te gjejme formulen e perdorimit te saj per qellime artistike apo qellime tjera dinjitoze, duke reflektuar keshtu vlerat kombetare, ato europiane dhe te botes se qytetëruar”, ka propozuar Rrustem Mustafa, i cili ka qenë Komandant i Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veç kësaj, Remi ka shprehur habinë se si studentët janë bërë pjesë e protestave religjioze duke thyer traditën kur studentët ishin përfshirë vetëm në çështje kombëtare.

Lexojeni të plotë reagimin

PROTESTA STUDENTORE- BEFASI QYTETARE

Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar.

Protestimi i fundit ne hapesirat perreth kishes, sado qe eshte nje shprehje legjitime e pakenaqesive qytetare, nuk do te duhej te drejtohej aty ku ne shqiptaret gjithmone kemi qene kampion- tolerances fetare.

Çfaredo te kene qene qellimet e pales serbe, klerit te kishes ortodokse serbe, nuk me befasojne fare. Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar, si norme e gjithe levizjeve studentore ne te kaluaren tone te turbullte. Keto levizje jane te rrezikshme dhe cenojne lirite te cilat i kemi fituar me gjak. Kisha le te qendroje e te sherbeje per qytetar te konfesionit ortodoks, nese ka te tille. Nese nuk ka, atehere te gjejme formulen e perdorimit te saj per qellime artistike apo qellime tjera dinjitoze, duke reflektuar keshtu vlerat kombetare, ato europiane dhe te botes se qyteteruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme