Rugova: LDK-ja ka problem serioz me PDK-në

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 12:10 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Naser Rugova ka thënë se LDK-ja ka problem serioz me PDK-në, andaj thotë se është në të mirë të vendit që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Rugova pas regjistrimit si deputet i ri ka siguruar se asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë Veselin e as Haradinajn, raporton Ekonomia Online.

“Nuk ka koalicion me ato subjekte ku është PDK-ja aty, nuk do ta votojmë Veselin. LDK-ja ka problem serioz me PDK-në dhe në këtë kuptim, gjëja më e mirë për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte që PDK-ja të shkojë në opozitë”, ka thënë Rugova.

I pyetur në lidhje me takimet e tij me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, Rugova ka thënë se ka pasur vetëm takime miqësore ku i kanë uruar mandatin e deputetit, njëri-tjetrit.

Të ngjashme