Rugova: Nuk jemi anashkaluar, nuk po e bën PDK-ja ushtrinë

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 13:09 | Nga

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se kjo parti nuk ndihet e anashkaluar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli në procesin e transformimit të FSK-së. Edhe pse kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk është dukur askund në këto zhvillime, Rugova ka thënë se ushtrinë po e bëjnë institucionet e vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po ndjehet e anashkaluar në procesin drejt formimit të ushtrisë, projektligjin e të cilit kreu i vendit Hashim Thaçi ia dorëzoi sot kryeparlamentari Veseli.

Madje shprehen të sigurtë se kjo çështje nuk ndikon aspak në raportet e tyre si partner koalicioni, por që theksojnë se trasformimin e FSK-së në Ushtri nuk po e bën Partia Demokratike e Kosovës por institucionet e vendit.

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova tha të martën për Express se nuk ka rëndësi kush e dërgon projektligjin për ushtrinë, e rëndësishme sipas tij, është vetëm formimi i saj.

“Ushtrinë nuk e formon PDK-ja e as LDK-ja por atë e formojnë institucionet e Kosovës. Nuk ka rëndësi se kush e ka dorëzuar projektligjin për ushtrinë, ata që janë akterë kryesor për këtë çështje edhe e kanë dorëzuar” u shpreh Rugova.

LDK siç bëri të ditur ai, nuk ndjehet keq për këtë çështje, por mjafton që siç tha nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, FSK të transformohet në ushtri.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mundi të krijohej pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve. Kujtojmë se Lista Serbe ka qenë pengesa kryesore drejt formimit të ushtrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme