Rugova: Unë kam bërë koalicion me qytetarët, Dreshaj me banditë

Istog | 14 Dhj 2017 | 20:02 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Haki Rugova, ka drejtuar një akuzë të rëndë ndaj kundërkandidatit të tij nga Aleanca, Gani Dreshaj, dhe partnerëve të tij.

Gjatë tubimit zgjedhor, sonte me banorët e Banjës, kryetari i deritanishëm i Istogut tha se Dreshaj ka bërë koalicion me banditë, raporton Ekonomia Online.

Rugova, po ashtu, e ka akuzuar kandidatin e AAK-së për kontrabandim të votave në raundin e balotazhit, për çka KQZ-ja vendosi ta anulojë rezultatin.

“Herën e fundit ju premtova që kam me fitu. Por asnjëherë nuk kam besu që vijnë 1400 të kontrabanduara”, u shpreh Rugova.

“Unë nuk e që kemi diasporë ne Mal të Zi, në Serbi, e në Slloveni. Sot Prokuroria e Shtetit duhet të merret me to. Kjo është arsyeja që po takohemi për të tretën herë”.

Rugova ka thënë se dallimi mes tij dhe kundërkandidatit të tij është se njerëzit e LDK-së nuk janë hajna.

“Një njeri që i thotë vetës profesor, ai është profesor plagjiat total; që bën koalicion me bandita kjo është e papranueshme”, u shpreh Rugova.

“Ne nuk kemi koalicion me askënd, përpos me qytetarët”.

Në zgjedhjet e përsëritura për shkak të parregullsive që mbahen këtë të diel, Haki Rugova garon përballë biznesmenit Gani Dreshaj, në siglën e AAK-së. Ai mbështet dhe nga Nisma, PDK-ja, Vetëvendosja dhe Iniciativa e Pavarur për Istogun.

“Po e shoh këtu guximin tonë të përbashkët për fitoren e përhershme në Istog”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, Banja me fshatrat përreth gjithmonë ka votuar me mbi 60 për qind për LDK-në. Ai i ka quajtur të rinjtë “votuesit e dinjitetshëm të LDK-së”.

Për të përkrahur Haki Rugovën nuk ishte shefi i tij, Isa Mustafa, por zyrtarë të tjerë, deputetë e kryetarë komunash.

Të ngjashme