“Rusia as s’e ka njohur as s’do ta njohë Kosovën”

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 18:12 | Nga

Presidentja e Këshillit të Federatës së Asamblesë Ruse, Valentina Matvijenko, ka thënë sot se federata ruse nuk e ka njohur e as që do ta njohë Kosovën, shkruan “Tanjug”.

Këtë deklaratë ajo e ka thënë pas takimit që ka pasur me presidenten e Asamblesë së Serbisë, Maja Gojkoviq.

“Rusia e ka mbështetur dhe do ta mbështes Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë Matvijenka, transmeton Koha.net.

Matvijenkaka thënë po ashtu se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, dhe popullit rus e serb, kanë karakter të veçantë të vëllazërisë dhe miqësisë së vërtetë, dhe se çdo vit ata fitojnë një shtytje të re në fushat më të ndryshme – në ekonomi, arsim, shkencë e kulturë, shkruan “Sputnjik”.

Ky medium shkruan po ashtu se Gojkoviq e ka falënderuar Rusinë për mos-njohje të pavarësisë së Kosovës, si dhe për atë se angazhohet aktivisht që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme