Sa shtete e njohin Kosovën, Pacolli e MPJ japin shifra të ndryshme

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 23:45 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka ngatërruar numrin e shteteve të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai gjatë njoftimit se shteti Barbaros ka njohur Kosovën, ka shkruar se kjo është njohja e 117-të e Kosovës.

“Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën. Faleminderit gjithëve për urimet tuaja”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Mirëpo, në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, lista e njohjeve përbëhet nga 116 shtete, përfshirë edhe shtetin që sot njohu vendin tonë, shkruan Gazeta Metro.

Pacolli bëri të ditur se ka ardhur njohja nga një shtet i regjionit të Karaibeve, në prag të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Edhe pse një shtet i vogël, Barbadosi njihet si shteti i tretë në botë traditën më të gjatë parlamentare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme