Sabiha Shala: Duke ndihmuar gratë, ndihmojmë familjet dhe shtetin e Kosovës

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 09:41 | Nga

Kandidatja për kryetare të Pejës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sabiha Shala, ka vazhduar takimet e saj në Pejë, kësaj radhe me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, si dhe femra të komunitetit boshnjak.

Gjatë këtij takimi u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me pozitën e gruas në qytetin e Pejes si dhe për nevojat që ato kanë për arritjen e objektivave të tyre në sektorë të ndryshëm.

Sabiha Shala, theksoi me këtë rast se nga ana e saj nuk do të mungojë asnjëherë mbështetja për gratë e qytetit të Pejes, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo politike, se duke ndihmuar gratë ndihmojmë familjet dhe shtetin e Kosovës.

“Mbështetja ime për gratë e qytetit të Pejës nuk do të mungojë asnjëherë, pa dallim etnik e politik, sepse duke qenë pranë tyre dhe duke ndihmuar gratë ne ndihmojmë jo vetëm avancimin e pozitën e tyre, por ndihmojmë familjet e shtetin e Kosovës, ashtu sikurse dikastere të shumta që udhëhiqen nga gratë e që kanë nevojë për t’u zhvilluar më tutje”, tha Sabiha Shala.

Shala shtoi më tutje se Peja ka shumë gra të sukseshme të cilat kanë dhënë kontribut të çmuar në shumë fusha, si në si biznes, kulturë e sport, kontribute këto që sipas Shales nuk do t’i mungojnë as në të ardhmen këtij qyteti.

Kandidatja e PDK-së, Sabiha Shala, mori urime të përzemerta nga deputetja Duda Balje dhe gratë e komunitetit boshnjak për kandidaturën e saj dhe u zotuan për përkrahjen e tyre në garën e saj për të udhëhequr me qytetin e Peje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme