Sabiha Shala ka vizituar fshatrat e Rugovës për ta prezantuar platformën “Peja qytet turistik”

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 14:20 | Nga

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala në Ditën Ndërkombëtare të Turizimit ka vazhduar fushatën derë në derë në fshatrat e Rugovës ku ka takuar dhejtra banorë të këtyre fshatrave duke ua prezantuar platformen qeverisëse “Peja qytet turisitik”.

Shala prezantoj pikat kryesore nga programi i saj për turizimin duke i dhënë fokus kryesor;shpalljes së fshatrave të Rugovës monument natyror, krijimit të fshatrave turistik , investimit në infastrukturen turistike lokale, mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve të akomodimit për turist të huaj dhe vendor, krijimin e një qendre që ka të bëjë me promovimin e produkteve vendore për turistët, shtimin e shtigjeve të ecjes në zonat malore, lirimin e të gjitha kompanive hoteliere nga taksat komunale që promvojnë ushqimin tradicional, mbështetjen e krijimit të brendeve të produkteve që kultivohen nëpër fshatrat e Rugovës.

Banoret u shprehen të kënaqur fillimisht nga vizita që ua bëri znj. Shala poashtu edhe për prezantimin konkret të platformës Peja qytet turisitik.

Shala u premtoj banorëve se do të bëjë gjithçka që zhvillimi i turizimit në qytetin e Pejës të ndodh me hapa më dinamik dhe më konkret sepse turizimi konsiderohet njëra nga shtyllat kryesore që e përmirëson mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Pejës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme