Seanca e Kuvendit nis me vonesë, deputetët nuk e respektojnë orarin

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 10:34 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e Kuvendit, e cila ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ka nisur me vonesë. Në kohën e paraparë në sallë ishin të pranishëm vetëm 35 deputetë, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, u bëri thirrje grupeve parlamentare që të ftojnë deputetët për në seancë pasi që do të ketë votime nga pikat e pavotuara nga seancat e kaluara.

Ndër të tjera, në këtë seancë do të ketë interpelancë për ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lidhur me zbatimin e MSA-së.

Të ngjashme