Seanca e Kuvendit të enjten, pa demarkacionin në rend dite

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 11:47 | Nga

Kuvendi i Kosovës të enjten ( 22 shtator) me fillim nga ora 11:00 do të mbajë seancën e radhës, ndërsa në rend dite nuk do të jetë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Kështu bëri të ditur anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

“Në rend dite nuk ishte demarkacioni, pasi që dihet se ende nuk është sjellë në Kuvend Ligjin për demarkacionin…”, ka thënë Lekaj.

Ai ka theksuar se si partit opozitare i kanë dhënë fund bojkotit të seancave dhe komisioneve të Kuvendit “që të ecim tutje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme