“Seanca konstitutive mund të vazhdojë deri në pafundësi”

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 12:28 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të hënën për të herë të katërtë është thirrur të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, nga kryesuesi në detyrë Adem Mikullovci, raporton Ekonomia Online.

Seancat e kaluara dështuan pasiqë koalicioni fitues PAN nuk kishte propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit. Edhe në seancën e së hënës ky koalicion ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë duke kërkuar konsultime shtesë.

Ish-kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), profesori Mzallum Baraliu, thotë se seanca konstituive mund ta zgjasë deri në pafundësi.

Sipas tij, koalicioni PAN mund të propozojë kandidatin e njëjtë ose ta ndryshojë, e për këtë çështje nuk parashihet një afat kohorë.

Gjithë këto paqartësi janë shkaktuar konstaton Baraliu, ngase Kushtetuta ka mangësi dhe nuk e definon qartë këtë çështje.

“Mos konstituimi i Kuvendit është për keqardhje. Është një nga shumë rastet do të thosha unë tragji-komike që po na vazhdojnë të paraqiten gjatë këtyre viteve kur kemi fituar pavarësinë prej kur do të duhet të ishin zot në vendin tonë në Republikën tonë për të vendosur për të krijuar institucione të mirëfillta. Përfaqësuesit e kësaj klase politike po dëshmojnë pothuajse në vazhdimësi që nuk janë të interesuar shuam për shtet dhe për qytetar por më tepër për interesa të tyre politike dhe përfitimet e tyre”.

“Duhet shfrytëzuar e drejta kushtetuese të propozohej kryetari i Kuvendit në bazë të nenit 67 paragrafi i dytë i Kushtetueses në mënyrë që të provohet ka apo nuk ka vota. Edhe Kushtetuta edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 ia lejon koalicionit të shumicës që ta shfrytëzoj në vazhdimësi këtë të drejtë, por nuk do të duhej të bllokohej në forma të ndryshme mbajtja e seancës konstitutive në mënyrë që të hapen rrugët mandatimit të qeverisë. Pikërisht neni që përmenda më herët lejon mundësinë që grupi parlamentar në këtë rast koalicioni PAN mund të propozojë dhe të përsërisë propozimin në kandidatë të njëjtë dhe të ndryshëm deri në pafundësi teorikish. Kushtetuta nuk e definuar detajisht deri në fund këtë çështje prandaj është e mangët”, sqaroi ai.

Por Kushtetuta e vendit është e qartë sa i përket formimit të qeverisë.

“…brenda 60 ditësh prej ditës kur fillon të punoj Kuvendi në këtë rast faktikisht në aspektin vështrues në aspektin individual Kuvendi është i konstituar sepse deputetët kanë dhënë betimin e tyre dhe mandati i tyre fillon të rrjedh atëherë në qoftë se nuk bëhet qeveria thotë ajo dispozitë atëherë presidenti mund të shpall zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Baraliu.

Të rëndësishëm në zhbllokimin e kësaj situate ai po e sheh edhe ndërhyrjen e presidentit Hashim Thaçi. Por pa faj nuk po e lë as kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa. Madje Baraliut nuk po i pëlqen as heshtja e Avokatit të Popullit.

Të gjithë këta mekanizma sipas tij, kanë mundësi që të dërgonjë në Gjykatën Kushtuese për interpretim nenin 67, pika 2 të Kushtetutës, raporton EO.

“Unë çuditem se si presidenca hesht. Presidenti në bazë të nenit 84 paragrafi 2 të Kushtetutës, ka për detyrë që të kujdeset për funksionimin kushtetues të institucioneve kurse paragrafi 9 thotë se do të duhej dhe ka të drejtë të bëjë një parashtesë legjislative gjegjësisht kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese për të bërë sqarime lidhur me nenin 67 pika 2 dhe lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të viti”.

“Edhe kryeministri mundet të inicojë çështje kushtetuese meqë ai është edhe kryetar i një subjekti politik që është i interesuar shumë që të ketë sqarime dhe debllokad të kësaj gjendje institucionale problematike. Formimi i institucioneve dhe funksionalizimi i tyre është në funksion të kësaj detyre të kryeministrit dhe ai do të mund ta bënte një iniciativë të tillë. Një iniciativë të tillë do të duhej ta bënte edhe Avokati i Popullit, i cili nuk do të duhej të rrinte duarkryq”, sqaroi ai, raporton EO.

Në derën e Gjykatës Kushtetuese mund të trokasin edhe qytetarët. Mbi 10 mijë qytetarë mund të inicojnë këtë çështje drejt kushtetuese.

Të ngjashme