Seanca vazhdon në orën 15:00, Veseli bën thirrje të hiqet dorë nga bojkoti

Prishtinë | 26 Kor 2018 | 13:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, njoftoi që seanca do të vazhdojë sot në orën 15:00, ndërkaq i bëri thirrje opozitës të heqin dorë nga bojkoti, raporton Ekonomia Online.

“Kryesia ka vendosur që seanca të vazhdojë në orën 15:00. Thërras ta shmangin bojkotin, sepse kjo do të thotë varfërim i ligjeve për Kosovën. Kemi të bëjmë me marrëveshje ndërkombëtare dhe flitet për dhjetëra miliona euro. Kemi ligje që duhet të kalojnë, është Ligji për Noterin, Shërbimet Postare dhe është në interesin e qytetarëve. Dëshira politike, pozitë dhe opozitë, mos të konsumohet në kurriz të qytetarëve”.

“Nuk është taktike e mirë të improvizohet në bazë të seancave, sepse vendimet politike po ndërrojnë në bazë të disponimit individual. Në këto rrethana, ne do të shkojmë në pushime shumë shpejt, sepse është një numër i madh i deputeteve që po tregojnë zotësi në këto ditë vere dhe e meritojnë”, deklaroi Veseli, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme