Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se votën e Vetëvendosjes në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) do ta mbrojnë sipas tij 20 heronj.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Prishtina ka kryetar.
“Sot në QNR janë 20 heronj të qytetit pa lumë duke e mbrojtur votën e dhënë me zemër! Prishtina ka kryetar!”, ka shkruar Sejdiu.