Sejdiu: Dalja në votime e ulët, qytetarët të vendosin për qeverisjen që duan

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 12:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në një konferencë për media, ka prezantuar në përqindje daljen e votuesve në komunat në të cilat kjo parti ka shkuar në balotazh.

Sejdiu iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar duke thënë se me 10 minuta punë qytetarët mund të vendosin se kë duan të kenë në qeverisje për katër vitet e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

“Siç e dini Lëvizje Vetëvendosje garon në gjashtë komuna. Dalja në këtë kohë është e ulët përgjithësisht pra në e ulët se në raundin e parë  dhe ftojmë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë që  me votë ecim përpara, me votë kemi progres. Deri në ora 11 nuk kemi pasur ndonjë parregullsi ne e kemi të angazhuar edhe komisioner edhe vëzhgues e deri më tani nuk kemi ndonjë parregullsi. Dalja në zgjedhje në raundin dytë duhet të shfrytëzohet si mundësia që të vendoset për të ardhmen”.

Ai tha se dalja në zgjedhje në Prishtinë është më e vogël për pesë mijë vota.

“Në Prishtinë 8.54 për qind  rreth 5 mijë vota më pak, Prizren 5.3 për qind 6 mijë votues më pak. Gjilan 13.3 për qind, Kaçanik 5.9 për qind. Kamenicë  rreth 1 mijë votues më pak se raundin e parë. Podujevë kemi rreth 6 për qind dalje 3 mijë votues më pak”.

“Lusim qytetarët që të vendosin për votë mbi llojin e qeverisjes që dua. Të kenë e drejtë kjo që i bën qytetarët të vendosin e jo politikanët”.

Të ngjashme